Shiko Shpija e Kosoves 2 Live , Shiko Big Brother Albania 4 Live,Shiko Ndeshje Futbolli LIVE
Mirë se vini te web faqja e Endrit Miftarit  
  Shtëpia
  Moti
  Personalitete shqiptare
  => Abdyl Frashëri
  => Adem Demaçi
  => Andon Zako Çajupi
  => Asdreni
  => Avni Rrustemi
  => Bajram Curri
  => Çerçiz Topulli
  => Dedë Gjo Luli
  => Dritëro Agolli
  => Eqrem Çabej
  => Faik Konica
  => Gjergj Fishta
  => Gjon Buzuku
  => Haki Stërmilli
  => Hasan Prishtina
  => Hasan Tahsini
  => Ibrahim Rugova
  => Ismail Kadare
  => Jeronim De Rada
  => Lasgush Poradeci
  => Marin Barleti
  => Naim Frashëri
  => Naum Veqilharxhi
  => Ndre Mjeda
  => Nëna Terezë
  => Pjetër Bogdani
  => Sami Frashëri
  => Ymer Prizreni
  Dëgjo Radio
  Emra Shqip
  Video
  Filma Shqiptarë
  Horoskopi Ditor
  Fjalë të urta
  Moti në Shqipëri
  Kontaktimi
  Harta Gjeografike
  Libri i Vizitorit
  Barcoleta shqip
  Shkarko programe falas
  Humor 20014
  Videoklipe për telefon
  Kuriozitete
  Në cilën ditë ke lind?
  Zbukuro emrin
  Si lidhet kravata?
  Dërgo 30 sms falas NEW 2010
  Dizajn by Me!
  RTK LIVE
Asdreni
a>
 

Aleksander Stavre Drenova edhe i njohur si Asdreni lindi më 11 prill 1872 në Drenovë, Shqipëri; vdiq më 1947 në Drenovë. Ka qenë një poet, publicist, patriot dhe demokrat shqiptar.

Lindi më 11 prill 1872 në Drenovë në një familje të varfër fshatare. I mbetur jetim u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani më 1889. Bëri punë të ndryshme dhe kaloi një jetë me shtrëngime. Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX. Në krijimet e para poetike, të cilat i përmblodhi në librin "Rreze dielli" (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisë së Naim Frashërit, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke. Vepra më e rëndësishme e Asdrenit, "Ëndrra e lotë" (1912) shquhet për pasurinë e motiveve, frymën demokratike dhe nivelin e denjë artistik. Në krijimet e këtij vëllimi poeti demaskoi ashpër pushtuesit e huaj, i këndoi heroizmit të masave popullore në kryengritjet e armatosura të viteve 1911-1912, fshikulloi parinë frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrës ndaj atdheut («Zëri i kryengritësve», «Krerëve tradhëtorë», «Çpërblimi»). Te ky vëllim u përcaktuan tiparet themelore të krijimtarisë së Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi për problemet shoqërore, notat e ligjërimit të gjallë. Ajo shënoi një hap në kalimin nga romantizmi te realizmi në letërsinë shqiptare. Në krijimtarinë e Asdrenit motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore, në shumë vjersha gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës.

Ngjarjet që pasuan shembjen e shtetit të lirë kombëtar shkaktuan tek poeti një dëshpërim të thellë, që u shpreh në krijimet e periudhës 1914-1920 («Shqipëria më 1914» etj.). Në gjysmën e parë të vitit 20, nën ndikimin e lëvizjes demokratike, poezia e Asdrenit përjeton një hov të ri. Në një sërë veprash të kësaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore për drejtësi shoqërore. Në heroin e poemës "Burri i dheut" (1920), Asdreni mishëroi përfaqësuesin e vegjëlisë që derdhi gjakun më 1920 për dëbimin e pushtuesve italianë dhe për një të ardhme më të mirë. Në këtë periudhë poeti shkroi një radhë vjershash të rëndësishme. si «Hymni i festës», «Fisnikët e Shqipërisë», «Republika shqiptare», në të cilat demaskoi forcat e vjetra shoqërore dhe antipatriotike, që përvetësuan frytet e sakrificave të masave popullore në luftën për çlirim dhe nisën të sundojnë vendin sipas interesave të tyre. Dështimi i Revolucionit Demokratikoborgjez të Qershorit 1924 e forcoi frymën e pesimizmit dhe të fatalizmit në krijimtarinë e Asdrenit (Psallme murgu, 1930, dhe një varg krijimesh poetike të viteve 30). Herë-herë poeti u përpoq të çlirohej nga ndikimet moderniste: në poemën «Trashëgimi» (1935) kritikoi qeverinë për krizën ekonomike e cila në atë kohë kishte përfshirë thuajse mbarë rruzullin. Vëllimin e vet të katërt Kambana e Krujës nuk e botoi dot me gjallje. Në vjershat e viteve të fundit të jetës përshëndeti ngadhënjimin e revolucionit popullor në Shqipëri.

Tituj të veprave

  • Rreze dielli (1904)
  • Ëndrra dhe lotë (1912)
  • Psallme murgu (1930)
  • Kambana e Krujës (1937)
Endrit Miftari  
  Kjo është web faqja e Endrit Miftarit  
Facebook 'Like' Button  
 
 
Mirë se vini  
  Kjo është web faqja e Endrit Miftarit  
Këtu ju mund të gjeni gjithqka që ju nevojitet  
  Mos harroni që qdo ditë të na vizitoni  
Sot kanë qenë 29 visitors (117 hits) në këtë webfaqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free