Shiko Shpija e Kosoves 2 Live , Shiko Big Brother Albania 4 Live,Shiko Ndeshje Futbolli LIVE
Mirë se vini te web faqja e Endrit Miftarit  
  Shtëpia
  Moti
  Personalitete shqiptare
  => Abdyl Frashëri
  => Adem Demaçi
  => Andon Zako Çajupi
  => Asdreni
  => Avni Rrustemi
  => Bajram Curri
  => Çerçiz Topulli
  => Dedë Gjo Luli
  => Dritëro Agolli
  => Eqrem Çabej
  => Faik Konica
  => Gjergj Fishta
  => Gjon Buzuku
  => Haki Stërmilli
  => Hasan Prishtina
  => Hasan Tahsini
  => Ibrahim Rugova
  => Ismail Kadare
  => Jeronim De Rada
  => Lasgush Poradeci
  => Marin Barleti
  => Naim Frashëri
  => Naum Veqilharxhi
  => Ndre Mjeda
  => Nëna Terezë
  => Pjetër Bogdani
  => Sami Frashëri
  => Ymer Prizreni
  Dëgjo Radio
  Emra Shqip
  Video
  Filma Shqiptarë
  Horoskopi Ditor
  Fjalë të urta
  Moti në Shqipëri
  Kontaktimi
  Harta Gjeografike
  Libri i Vizitorit
  Barcoleta shqip
  Shkarko programe falas
  Humor 20014
  Videoklipe për telefon
  Kuriozitete
  Në cilën ditë ke lind?
  Zbukuro emrin
  Si lidhet kravata?
  Dërgo 30 sms falas NEW 2010
  Dizajn by Me!
  RTK LIVE
Gjergj Fishta
a>
 

Gjergj Fishta (1871 - 1940) lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt, kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 përfundoi studimet shkëlqyeshëm.

Aktiviteti patriotik

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u paraqitën në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në veprat e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar 1899 ai bëhet bashkëthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe veprat e Fishtës të kësaj periudhe.

Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqi, "Komisinë letrare" që kishte për qëllim formimin e gjuhës letrare kombëtare.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit, 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, shkruan, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e veprimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).

Veprat artistike

Arrin të botojë këngët e para të "Lahuta e Malëcisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", dhe më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset", më 1913 "Mrizi i Zanave".

Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931, Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939, Italia e bën anëtar të Akademisë së saj. Padër Gjergj Fishta vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940 në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkërive. Varrimi i tij u krye një ditë më vonë në kishën Françeskane të Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksandër Xhuvani.

Korrespondenca e Fishtës me Musolinin dhe Jakomonin

Njihen dy letra që at Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Italia. Është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndjerë se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkon Mussolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe “e paraqitshme”, gjë që nuk mund ta bëjë Urdhri Françeskan, dhe as Provinca e Fishtës. Dhe të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalojnë kësaj province.

Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë veprimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja konsiston në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës ku përfshihen poezia ajo epike me “Lahutën e Malcisë”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri etj.

Letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, me datë 27 prill 1940, dhe po ashtu si letra e parë mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë Udhëheqësit – Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit të Bolonjës që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane – anëtar i kësaj Akademie Gjergj Fishta u bë në 1939 – i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë. “Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me iniciativën e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë”. Për këtë Fishta “guxon” t’i drejtohet Duçes dhe “gjykimit të tij të ndritur” për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë.

Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanuel III është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl.

Tituj të veprave

  • Lahuta e Malcís  - poemë (Zarë, 1925)
  • Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907)
  • Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909)
  • Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911)
  • Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë
  • Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912)
  • Hylli i Dritës - revistë (1913)
  • Juda Makabé - tragjedi (1914)
  • Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923)
  • Mrizi i Zanave (Shkodër, 1924)
  • Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)
  • Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)
  • Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)

Mirënjohjet

  • Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri, 2002
  • Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
  • Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911).
  • Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).
  • Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisë (1912).
  • Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
  • Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
  • Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).
  • Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).
Endrit Miftari  
  Kjo është web faqja e Endrit Miftarit  
Facebook 'Like' Button  
 
 
Mirë se vini  
  Kjo është web faqja e Endrit Miftarit  
Këtu ju mund të gjeni gjithqka që ju nevojitet  
  Mos harroni që qdo ditë të na vizitoni  
Sot kanë qenë 27 visitors (97 hits) në këtë webfaqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free