Shiko Shpija e Kosoves 2 Live , Shiko Big Brother Albania 4 Live,Shiko Ndeshje Futbolli LIVE
Mirë se vini te web faqja e Endrit Miftarit  
  Shtëpia
  Moti
  Personalitete shqiptare
  => Abdyl Frashëri
  => Adem Demaçi
  => Andon Zako Çajupi
  => Asdreni
  => Avni Rrustemi
  => Bajram Curri
  => Çerçiz Topulli
  => Dedë Gjo Luli
  => Dritëro Agolli
  => Eqrem Çabej
  => Faik Konica
  => Gjergj Fishta
  => Gjon Buzuku
  => Haki Stërmilli
  => Hasan Prishtina
  => Hasan Tahsini
  => Ibrahim Rugova
  => Ismail Kadare
  => Jeronim De Rada
  => Lasgush Poradeci
  => Marin Barleti
  => Naim Frashëri
  => Naum Veqilharxhi
  => Ndre Mjeda
  => Nëna Terezë
  => Pjetër Bogdani
  => Sami Frashëri
  => Ymer Prizreni
  Dëgjo Radio
  Emra Shqip
  Video
  Filma Shqiptarë
  Horoskopi Ditor
  Fjalë të urta
  Moti në Shqipëri
  Kontaktimi
  Harta Gjeografike
  Libri i Vizitorit
  Barcoleta shqip
  Shkarko programe falas
  Humor 20014
  Videoklipe për telefon
  Kuriozitete
  Në cilën ditë ke lind?
  Zbukuro emrin
  Si lidhet kravata?
  Dërgo 30 sms falas NEW 2010
  Dizajn by Me!
  RTK LIVE
Jeronim De Rada
a>
 

Jeronim De Rada, lindi në vitin 1814 dhe vdiq në vitin 1903, ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.

Biografia

Lindi në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat hashtësia e kombit shqiptar (Antichità della nazione albanase, 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe (Rapsodie d'un poema albanese, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.

Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore ; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.

Mjaft e gjerë është edhe veprimtaria poetike e De Rada Nisi të botojë që herët por shkrimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës Serafina Topia, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843. I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën Pasqgra e një jete njerëzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radaës është Skënderbeu i pafan, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet né luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafan është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh ; tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mësues i Popullit"

Endrit Miftari  
  Kjo është web faqja e Endrit Miftarit  
Facebook 'Like' Button  
 
 
Mirë se vini  
  Kjo është web faqja e Endrit Miftarit  
Këtu ju mund të gjeni gjithqka që ju nevojitet  
  Mos harroni që qdo ditë të na vizitoni  
Sot kanë qenë 27 visitors (101 hits) në këtë webfaqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free