Shiko Shpija e Kosoves 2 Live , Shiko Big Brother Albania 4 Live,Shiko Ndeshje Futbolli LIVE
Mirë se vini te web faqja e Endrit Miftarit  
  Shtëpia
  Moti
  Personalitete shqiptare
  => Abdyl Frashëri
  => Adem Demaçi
  => Andon Zako Çajupi
  => Asdreni
  => Avni Rrustemi
  => Bajram Curri
  => Çerçiz Topulli
  => Dedë Gjo Luli
  => Dritëro Agolli
  => Eqrem Çabej
  => Faik Konica
  => Gjergj Fishta
  => Gjon Buzuku
  => Haki Stërmilli
  => Hasan Prishtina
  => Hasan Tahsini
  => Ibrahim Rugova
  => Ismail Kadare
  => Jeronim De Rada
  => Lasgush Poradeci
  => Marin Barleti
  => Naim Frashëri
  => Naum Veqilharxhi
  => Ndre Mjeda
  => Nëna Terezë
  => Pjetër Bogdani
  => Sami Frashëri
  => Ymer Prizreni
  Dëgjo Radio
  Emra Shqip
  Video
  Filma Shqiptarë
  Horoskopi Ditor
  Fjalë të urta
  Moti në Shqipëri
  Kontaktimi
  Harta Gjeografike
  Libri i Vizitorit
  Barcoleta shqip
  Shkarko programe falas
  Humor 20014
  Videoklipe për telefon
  Kuriozitete
  Në cilën ditë ke lind?
  Zbukuro emrin
  Si lidhet kravata?
  Dërgo 30 sms falas NEW 2010
  Dizajn by Me!
  RTK LIVE
Lasgush Poradeci
a>
 

Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec, Shqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987, poet dhe shkrimtar shqiptar.

Biografia

Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i jati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e luftës së parë botrore Liceu u mbyll dhe ai u këthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar. I jati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë e dërgoi në Athinë, dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaron licen.Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e lëna përgjusëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doctor-Profesor. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.

Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.

Tituj të veprave

  • Vallja e yjve - lirikë (1933)
  • Ylli i zemrës - lirikë (1937)
  • Eskursioni teologjik i Sokratit -
  • Mbi ta -
  • Kamadeva -

Mirënjohjet

  • Mbaron studimet e larta per filologji romano-gjermanike në Grac, Austri dhe fiton titullin Doktor-Profesor. [1]
  • Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin "Nderi i Kombit" dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin "Qytetar nderi".
  • Pallati i Kulturë në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
  • Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush Poradeci".
  • Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranws mban emrin Lasgush Poradeci.
  • Në Pogradec në 27 dhjetor 2006 vendoset shtatorja e tij, vepër e skulptorit Mumtaz Dhrami.
Endrit Miftari  
  Kjo është web faqja e Endrit Miftarit  
Facebook 'Like' Button  
 
 
Mirë se vini  
  Kjo është web faqja e Endrit Miftarit  
Këtu ju mund të gjeni gjithqka që ju nevojitet  
  Mos harroni që qdo ditë të na vizitoni  
Sot kanë qenë 94 visitors (324 hits) në këtë webfaqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free