Shiko Shpija e Kosoves 2 Live , Shiko Big Brother Albania 4 Live,Shiko Ndeshje Futbolli LIVE
Mirë se vini te web faqja e Endrit Miftarit  
  Shtëpia
  Moti
  Personalitete shqiptare
  => Abdyl Frashëri
  => Adem Demaçi
  => Andon Zako Çajupi
  => Asdreni
  => Avni Rrustemi
  => Bajram Curri
  => Çerçiz Topulli
  => Dedë Gjo Luli
  => Dritëro Agolli
  => Eqrem Çabej
  => Faik Konica
  => Gjergj Fishta
  => Gjon Buzuku
  => Haki Stërmilli
  => Hasan Prishtina
  => Hasan Tahsini
  => Ibrahim Rugova
  => Ismail Kadare
  => Jeronim De Rada
  => Lasgush Poradeci
  => Marin Barleti
  => Naim Frashëri
  => Naum Veqilharxhi
  => Ndre Mjeda
  => Nëna Terezë
  => Pjetër Bogdani
  => Sami Frashëri
  => Ymer Prizreni
  Dëgjo Radio
  Emra Shqip
  Video
  Filma Shqiptarë
  Horoskopi Ditor
  Fjalë të urta
  Moti në Shqipëri
  Kontaktimi
  Harta Gjeografike
  Libri i Vizitorit
  Barcoleta shqip
  Shkarko programe falas
  Humor 20014
  Videoklipe për telefon
  Kuriozitete
  Në cilën ditë ke lind?
  Zbukuro emrin
  Si lidhet kravata?
  Dërgo 30 sms falas NEW 2010
  Dizajn by Me!
  RTK LIVE
Sami Frashëri
a>
 

Sami Frashëri (Sami Bey Frashëri) (1 qershor, 1850, Frashër, Shqipëri – 18 qershor, 1904)

Rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Në literaturën e huaj është njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mësoi arabisht, persisht dhe turqisht.

Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.

Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një varg artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhës shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhës shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronjë" (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe. Nga veprat më të shquara të këtij mendimtari të shquar, patriot, demokrat dhe iluminist është "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet", botuar më 1899 pa emër autori në Bukuresht. Ky traktat u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe taktikën e saj. Në të u shprehën idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të arsimit, të kulturës e të shkencës. Sami Frashëri hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe që mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu në dorëshkrim një përmbledhje këngësh popullore shqiptare.

 
 
Sami Frashëri me gruan e tij Eminenë

Çështjen shqiptare Sami Frashëri e mbrojti edhe në organet e ndryshme të shtypit që drejtoi sidomos në gazetën turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frashëri është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to.

Çështjen shqiptare dhe historinë e popullit shqiptar Sami Frashëri i trajton edhe në veprat në gjuhën turke e sidomos në artikujt e botuar në shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashëri dha kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si përfaqësues i mendimit të përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Lindjes. Është autor i fjalorit normativ të gjuhës turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerën e vet të madhe edhe në ditët e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore dhe është pajisur me një parathënie të gjatë të shkruar nga vetë Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e një gjuhe letrare. Samiu është edhe autor i disa fjalorëve dygjuhësh frëngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frëngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashëri në gjuhën turke është Enciklopedia e tij "Kamus-ul alâm" (1900) në 6 vëllime, ku Samiu u jep një vend të dukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë historisë së tij. Në enciklopedinë e Samiut gjenden njoftime për institucionet shtetërore, arsimore, fetare etj., si edhe të dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative më të rëndësishme të Shqipërisë, por edhe për fshatrat më të njohura.

Si shkrimtar Sami Frashëri shkroi në gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme tregimtare Sami Frashëri "Besa", e botuar më 1875 (?) e ka marrë subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq në teatrin perandorak në Stamboll më 1874 (?), një vit para se të botohej.

Për popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, të ciat i përmblodhi në "Bibliotekën e xhepit", hartoi tekste të ndryshme, botoi antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia botërore dhe kryesisht orientale, ai la në dorëshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë.

Sami Frashëri ishte edhe një gazetar i talentuar. Ai ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mëngjezi" 1876), ku për një kohë ishte kryeredaktor, "Hafta" ("Java") etj.

Në punën krijuese të Sami Frashëri një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga frëngjishtja. Ai shquhej për kulturën e tij të gjerë në shumë fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vëllime.

Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare që përshkon veprat e tij Porta e Lartë e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar të dilte nga shtëpia. Atdhetari i shquar i vdiq në Erenköy - Stamboll.

Tituj të veprave

  • Gjave (1876)
  • Shqipëria ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet (1899)
  • Besa dramë (turqisht) 
  • Kamus-i turki fjalor (turqisht) 
  • Kamus al alam enciklopedia e parë turke e gjeografisë dhe historisë.
  • dheu eshte flori
Endrit Miftari  
  Kjo është web faqja e Endrit Miftarit  
Facebook 'Like' Button  
 
 
Mirë se vini  
  Kjo është web faqja e Endrit Miftarit  
Këtu ju mund të gjeni gjithqka që ju nevojitet  
  Mos harroni që qdo ditë të na vizitoni  
Sot kanë qenë 23 visitors (81 hits) në këtë webfaqe
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free