|
|
|
|
|
|
|
|
|
a> |
|
Dritëro Agolli poet, prozator dhe publicist, që nga vitin 1973 kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër. Pasi kreu jashtë shtetit në Bashkimin Sovjetik, në Leningrad (Shën Peterburg) studimet e larta për gazetari, punoi një kohë të gjatë në redaksinë e gazetës "Zëri i Popullit". Rrugën letrare e nisi me vjersha, të cilat i botoi që kur ishte nxënës gjimnazi.
Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.).
Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri.
Tituj të veprave
- Në rrugë dolla, 1958
- Hapat e mia në asfat, 1961
- Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
- Shtigje malesh dhe trotuare, 1965
- Mesditë, 1968
- Nënë Shqipëri, poemë, 1974
- Fjala gdhend gurin, 1977
- Komisari Memo, roman, 1969
- Njeriu me top, roman, 1975
- Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
- Trëndafili në gotë, roman, 1980
- Fytyra e dytë, dramë
- Mosha e bardhë, dramë
- Udhëtoj i menduar, 1985
- Njeriu i mirë, tregime
- Kalorësi lakuriq , roman
|
|
|
|
|
|
|
|
Endrit Miftari |
|
|
|
|
|
|
Kjo është web faqja e Endrit Miftarit |
|
|
|
|
|
|
|
Facebook 'Like' Button |
|
|
|
|
|
|
|
Mirë se vini |
|
|
|
|
|
|
Kjo është web faqja e Endrit Miftarit |
|
|
|
|
|
|
|
Këtu ju mund të gjeni gjithqka që ju nevojitet |
|
|
|
|
|
|
Mos harroni që qdo ditë të na vizitoni |
|
|
|
Sot kanë qenë 26 visitors (31 hits) në këtë webfaqe |