Eqerem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908 në Eskishehir, Turqi dhe vdiq më 13 gusht të vitit 1980 në Romë, ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare.
Biografia
Eqerem Çabej, shkollimin fillor e kreu në vitin 1921 në Gjirokastër.
Studimet e larta i ka mbaruar për filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930) dhe u specializua në gjuhësinë krahasuese indoevropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.
Eqerem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.
Eqerem Çabej është dekoruar nga presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu më 10 maj 2003 me Urdhrin "Nderi i Kombit".
Tituj të veprave
- "Hyrje në Indoeuropianistikë"
- "Studime etimologjike në fushën e shqipes"
- "Hyrja në historinë e gjuhës shqipe"
- "Fonetika historike e shqipes"
- "Shqipja në Kapërcyell"
- "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes"
- Fjalor i gjuhës Shqipe, (Bashkautorësi)
Mirënjohjet
- Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri 2003.
- Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
|